Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtorë gjashtë zyrtarë të Bashkisë Divjakë, të akuzuar për veprën penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Çështja është dërguar për gjykim ndaj Dorjan Spahos, Sara Xhepës, Roklejd Malkos, Fatos Veliut, Elbareta Nishicës dhe Vojsava Leçinit.

Për Dorjan Spahon, Sara Xhepën dhe Roklejd Malkon u kërkua fillimisht dënimi me një vit burg, i ulur më pas në tetë muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar. Megjithatë SPAK kërkoi pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg dhe zëvendësimin e tij me 120 orë punë në interes publik, nën mbikëqyrjen e Shërbimit të Provës.

Të njëjtin fat kanë edhe Fatos Veliu, Elbareta Nishica dhe Vojsava Leçini. Edhe për ta u kërkua fillimisht një vit burg, i reduktuar më pas në tetë muaj, por me pezullim të ekzekutimit të dënimit. Ata do të kryejnë punë në interes publik dhe do të jenë në periudhë prove për 16 muaj, gjatë së cilës nuk duhet të kryejnë vepra të tjera penale.

Përveç kësaj mase për Fatos Veliun, Elbareta Nishicën dhe Vojsava Leçinin është kërkuar edhe heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej pesë vitesh. Vendimi përfundimtar pritet të merret nga gjykata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds