Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në bulevardin kryesor të Divjakës.
Një automjet tip BMW në lëvizje me shpejtësi tej normave të lejuara, ka goditur nga pas një automjet tip Audi i cili ishte i parkuar. Nga përplasja tepër e fortë, drejtuesi i mjetit tip BMW është lënduar dhe ka marrë disa fraktura dhe është transportuar me urgjencë nga ambulanca në spitalin e Lushnjes.
Policia e qarkullimit rrugor ka mbërritur në vendngjarje dhe ka kryer procedurat për të dokumentuar ngjarjen ndërsa kanë ndaluar drejtuesin e mjetit që ka shkaktuar aksidentin. Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i mjetit tip BMW ka qenë në drejtim të automjetit në gjendje të dehur dhe për këtë shkak është dhe i ndaluar nga policia.
Fatmirësisht nga aksidenti nuk pati viktima por vetëm lëndime të drejtuesit dhe dëme të konsiderueshme materiale tek të dy mjetet e përfshira në aksident.
