Një aksident i shumëfishtë është regjistruar mbrëmjen e së dielës në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, ku janë përfshirë tre automjete. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit të Grabjanit në kahun e lëvizjes drejt Lushnjës.
Një drejtues mjeti nga tre të përfshirë në asident ka përfunduar në spitalin e Lushnjës me lëndime të shumta dhe po merr ndihmën mjekësore dhe konfirmohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Policia e qarkullimit rrugor po disiplinon trafikun e rënduar ndërsa ekspertët po kryejnë dokumentimin e ngjarjes. Në vendngjarje shkuan edhe zjarrfikësit e Lushnjës për të pastruar autostradën nga mbetjet e mjeteve që u përfshinë në aksident.
Sipas të dhënave paraprake dyshohet se një automjet tjetër ka qenë shkak i aksidentit. Automjeti i përmbysur nga humbja e kontrollit ka qenë arsyeja që mjeti tip Benz frenoi për të shmangur përplasjen me të, ndërsa më pas tre mjetet e tjera janë përplasur njëri pas tjetrit.
