Një ndërhyrje kirurgjikale është realizuar me sukses në Spitalin Bashkiak “Ihsan Çabej” në Lushnjë. Bëhet fjalë për operacionin e hemiartroplastikës koksofemorale, të kryer te një pacient 79-vjeçar.

Operacioni u krye nga mjekët specialistë, doktor Migen Zeneli dhe doktor Kastriot Nezha.

Ndërhyrja synon të rikthejë funksionin e artikulacionit të ijes dhe të përmirësojë lëvizshmërinë e pacientit, duke ndikuar drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së tij.

Kjo është ndërhyrja e dytë qe doktorët realizojnë në spitalin e Lushnjës. Kryerja e ndërhyrjeve të tilla përfaqëson një hap të rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve shëndetësore pranë qytetarëve, duke u dhënë pacientëve mundësinë të marrin trajtim të specializuar në spitalin e qytetit të tyre.

Spitali “Ihsan Çabej” vijon të ofrojë shërbime mjekësore për pacientët, me synimin për të përmirësuar cilësinë e kujdesit shëndetësor dhe për të përmbushur nevojat e komunitetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds