Një video e publikuar në portalin “JOQ”, ku shfaqet një automjet duke lëvizur në bregdetin e Divjakës, ka vënë në lëvizje Policinë Rrugore të Fierit.

Pas verifikimeve, efektivët kanë identifikuar dhe shoqëruar në Komisariat drejtuesin e automjetit, shtetasin D. Gj., 53 vjeç, banues në Lushnjë.

Sipas Policisë, nga kontrollet ka rezultuar se 53-vjeçari nuk ishte i pajisur me leje drejtimi. Për këtë arsye, ndaj tij ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu është bërë bllokimi administrativ i automjetit tip “Benz”, që shfaqet në video, pasi nuk dispononte dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds