Demokratēt e Fierit po i drejtohen kētē tē shtunē kutive tē votimit pēr tē zgjedhur Kryetarin e ri tē degēs sē Partisē Demokratike. Nē garē pēr drejtimin e degēs janē zyrtarizuar emrat e pesē kandidatēve: Ardian Ferro, Enkelejda Veliu, Fatjon Semanjaku, Gentian Koçi dhe Festim Meta. Pēr tē zgjedhur Kryetarin e ri tẽ degēs do tē votojnë 3800 anētarē, pas rishikimit tē listave numri i anētarēve demokratē ēshtē reduktuar ndjeshēm, pasi mė parē numēroheshin 8000.
Ndērkohē zgjedhjet e PD- sẽ sē Fierit nuk u zhvilluan nē kohēn kur e parashikonte statuti si nē tẽ gjitha degēt e tjera tē vendit. Gjatẽ kēsaj kohe u krijua njē grup pune i pērbērē prej 43 anētarēsh me qēllim riorganizimin e degēs pas disfatēs sē thellē tē 11 Majit qē solli njē sērē dorēheqjesh nē degēn e Fierit dhe Kryetar i komanduar u vendos Ardian Ferro.
Zgjedhjet e 7 Nēntorit kanē sjellē pērplasje mes demokratēve nė Fier. Vetēm pak ditē mē parē ish kreu i degēs Rrapi Gjika reagoi haptazi nē rrjetin e tij social, ku theksoi se pēr shkak tē mulizimit dhe gazifikimit tē partisē zgjedhjet u shtynē pēr tē vendosur Kryetarin qē duan Noka e Bardhi, nē njē proces ku listat janẽ manipuluar dhe fituesi ēshtē paracaktuar.
Pavarēsisht kontestimeve demokratēt e Fierit me votēn e tyre do tē pērcaktojnē drejtuesin e ri tē degēs. Procesi i votimit ka filluar nē orēn 8:00 , dhe do tē pērfundojē nē orēn 18:00.
