Policia Rrugore e qarkut Fier ka shtuar kontrollet në akset rrugore më të ngarkuara, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që kryejnë parakalime të gabuara dhe të rrezikshme.

Sipas Policisë, këto manovra vijojnë të përbëjnë një prej shkaqeve të aksidenteve rrugore, në disa raste me pasoja të rënda për drejtuesit e mjeteve dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.

Akset rrugore të qarkut Fier monitorohen në mënyrë të vazhdueshme përmes mjeteve inteligjente, dronëve dhe radarëve, të cilët mundësojnë evidentimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit, veçanërisht të parakalimeve të gabuara.

Policia u bën apel drejtuesve të mjeteve të mos kryejnë parakalime kur nuk kanë fushëpamje të plotë, në kthesa, kryqëzime apo në segmente ku kjo manovër është e ndaluar.

Në kuadër të masave për rritjen e sigurisë rrugore, Policia e Shtetit apelon për respektimin e rregullave të qarkullimit dhe shmangien e çdo manovre të rrezikshme që mund të vërë në rrezik jetën e drejtuesve dhe përdoruesve të tjerë të rrugës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds