Pas marrjes së njoftimeve për disa vatra zjarri në territorin e qarkut Fier, strukturat e Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier kanë nisur menjëherë veprimet hetimore dhe operacionale.

Si rezultat i hetimeve policia ka bërë të mundur identifikimin e tre shtetasve të dyshuar si autorë të zjarrvënieve.

Policia arrestoi 2 shtetasit: 

-P. Z., 66 vjeç, i dyshuar si autor i zjarrvënies në fshatin Ade, Fier;

-D. K., 62 vjeç, i dyshuar si autor i zjarrvënies në fshatin Kashisht, Fier.

Shtetasi D. M., 35 vjeç, u procedua penalisht në gjendje të lirë, si autor i dyshuar i zjarrvënies në fshatin Drizë, Fier. 

Nga hetimet dyshohet se nga përhapja e zjarreve që kanë ndezur këta shtetas janë dëmtuar sipërfaqe të pyllëzuara, toka bujqësore, pemë frutore dhe ullishte, si dhe është krijuar rrezik për banesat dhe objektet pranë zonave të përfshira nga zjarri, kryesisht në Drizë dhe në zonën e Apolonisë. 

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds