Sot u festua Festa e Abetares nga nxënësit e klasës së parë së bashku me mësuesen e tyre Hedije Hoxha, në shkollën jopublike “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa”.

Festa e abetares shënon përfundimin e një periudhe të rëndësishme të klasës së parë, ku vogëlushët mësojnë të gjitha shkronjat e alfabetit dhe hedhin hapat e para në botën e leximit, shkrimit dhe të numrave.

Ambienti festiv është zbukuruar me  vizatime të shkronjave, tollumbace, figura me thënie të bukura për librin dhe dijen.

Nxënësit kishin përgatitur një koncert festiv me recitime dhe këngë të ndryshme.

Prindërit morën pjesë me emocion, duke ndjerë një lidhje më të thellë me shkollën dhe mësuesit.

Në mbyllje të koncertit fëmijët kërcyen një valle popullore, veshur me kostume popullore. Çertifikatat e mirënjohjes i ndau mësuesja Hedija për të gjithë nxënësit.

Festa e abetares nuk është thjesht një ceremoni shkollore por një moment të rëndësishëm që shënon hapin e parë në rrugën drejt dijes dhe kulturës, duke u kthyer në një kujtim të paharruar në jetën e çdo nxënësi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds