Klubi madrilen do të dërgojë një delegacion në ceremoninë e 26 tetorit në Londër, pas dy edicionesh në të cilat bojkotoi eventin. Vendimi vjen pas përplasjes së vitit 2024, kur Vinicius humbi çmimin përballë Rodrit. Kilian Mbappe, Belingham dhe Vinicius janë ndër emrat e Realit të nominuar për çmimin prestigjioz.

Shpresat që Mbape të fitojë Topin e Artë, ka bërë që Real Madrid të heqë dorë nga bojkoti i ceremonisë së topit të artë. Ngjarja më e madhe e cmimive individuale në futboll do të mbahet më 26 tetor. klubi spanjoll do të përfaqësohet nga një delegacion me disa prej lojtarëve të tij në Londër.

Ky vendim shënon një ndryshim të rëndësishëm në qëndrimin e drejtuesve madrilenë ndaj organizatorëve të çmimit individual më të rëndësishëm në futboll. Për dy edicione radhazi, Real Madridi kishte bojkotuar ceremoninë, pas pakënaqësive të krijuara në vitin 2024, kur Vinicius nuk arriti të fitonte Topin e Artë.

Në atë edicion, çmimi iu dha mesfushorit spanjoll të Manchester Cityt, Rodri, ndërsa braziliani i Real Madridit përfundoi pas tij në garën për trofeun. Në klubin madrilen pritej që Vinicius të shpallej fitues, pas një sezoni ku luajti rol të rëndësishëm në sukseset e skuadrës, përfshirë triumfin në Ligën e Kampionëve dhe titullin në La Liga.

Kjo gjë shkaktoi pakënaqësi të mëdha te drejtuesit e klubit, të cilët vendosën të mos merrnin pjesë në ceremoninë e zhvilluar në Paris. Delegacioni i Real Madridit anuloi udhëtimin në momentet e fundit, pasi u bë e qartë se Vinicius nuk do të ishte fituesi i çmimit.

Qëndrimi vijoi edhe në edicionin e vitit 2025, kur Real Madridi nuk u përfaqësua nga një delegacion i klubit në ceremoninë kryesore.

Kështu, rikthimi i këtij viti pritet të shënojë fundin e një periudhe të tensionuar mes gjigantit spanjoll dhe organizatorëve të Topit të Artë.

Në ceremoninë e 26 tetorit, vëmendja do të jetë edhe te futbollistët e Real Madridit që janë pjesë e garës për çmimet individuale.

Kylian Mbappe, Vinicius dhe Bellingham janë ndër emrat e klubit të nominuar për Topin e Artë, ndërsa Thibaut Courtois konkurron në kategorinë e portierit më të mirë të sezonit.

Ceremonia  e topit të artë vjen një ditë pas përballjes mes Real Madridit dhe Barcelonës në “El Clasico”, më 25 tetor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds