Zbatimi i ligjit të faljes tatimore ka sjellë 453 milionë euro detyrime tatimore të fshira, ndërsa kanë përfituar 220 435 biznese.
Administrata Tatimore njofton se vijon të rritet bilanci i përfitimeve nga zbatimi i ligjit të faljes.
“Sipas të dhënave më të fundit të Administratës Tatimore, detyrimet e fshira/shuara kanë arritur në vlerën 453 milionë euro. Procesi vijon, duke u krijuar tatimpaguesve mundësi për të lehtësuar barrën e detyrimeve të prapambetura“, thuhet në njoftim.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve thekson se falja vijon të zbatohet me dhe pa kusht për detyrimet tatimore të papaguara.

