Mirlind Daku rikthehet te goli në mënyrën më të mirë të mundshme! Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka lënë pas periudhën e vështirë, duke realizuar dy gola në fitoren 2-4 të Spartakut të Moskës ndaj Rodinës, në Kupën e Rusisë.

Futbollisti kuqezi ishte protagonisti kryesor i takimit, duke tundur rrjetën në dy raste dhe duke luajtur një rol të rëndësishëm në suksesin e skuadrës së tij. Daku realizoi golin e dytë dhe të tretë të Spartakut, duke kontribuar drejtpërdrejt në përmbysjen e rezultatit.

Sulmuesi shqiptar u aktivizua për 79 minuta, duke luajtur në majën e sulmit, pozicioni ku ndihet më mirë dhe ku mund të shfrytëzojë maksimalisht aftësitë e tij para portës kundërshtare.

Kjo dopietë vjen në një moment të rëndësishëm për Dakun, i cili kohët e fundit kishte hasur vështirësi për të gjetur rrugën e rrjetës. Për më tepër, minutat e tij me Spartakun nuk kanë qenë të shumta, ndërsa edhe në ndeshjet e fundit të Kombëtares shqiptare nuk ka pasur shumë hapësira nga trajneri Maran.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds