Corinthians, në kampionatin brazilian është vënë në kërkim të një trajneri të ri për skuadrës dhe është në garë me kohën.

Klubi i njohur në vendin amerikanolatin kishin përpiluar një listë me kandidaturat për të marrë drejtimin e kësaj skuadre dhe mes tyre figuronte emri i ish trajnerit të Kombëtares shqiptare, Sylvinho.

Sipas të përditshmes braziliane Globo, Corinthians kërkoi trajnerin argjentinas Ramon Diaz, por refuzoi dhe kështu hodhi sytë nga Sylvinho. Ky i fundit pas mbylljes së aventurës me Kombëtaren shqiptare është pa skuadër, por edhe Sylvinho pasi e falenderoi klubin, e refuzoi ofertën e bërë nga Corinthians, një skuadër ku ai ka qenë edhe më parë.

Corinthians nuk është në pozita të mira në kampionatin brazilian teksa po lufton për mbijetesë, pasi gjendet në vendine 16 me 32 pikë, vetëm 1 pikë mbi zonën e rënies nga kategoria.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *