Ka nisur në të tre KZAZ-të e Lushnjës dhe Divjakës shpërndarja e materialeve zgjedhore. Materialet po tërhiqen nga komisionet zgjedhore pranë ambienteve të Muzeut Historik të Lushnjës për KZAZ 56, në ambientet e palestrës së shkollës “Skënder Libohova” për KZAZ 55 dhe në ambientet e qendrës së kulturës Divjakë për KZAZ 57.
Komisionet zonale të administrimit të zgjedhjeve në Lushnjë dhe Divjakë po japin dhe udhëzimet përkatëse për komisionet e qendrave të votimit në lidhje me hapjen dhe mbylljen e procesit zgjedhor të 11 majit.
Materialet e marra në dorëzim me procesverbal nga të paktën dy anëtarë të QV do të mbyllen në ambientet e miratuara më parë dhe do të ruhen nga Policia e Shtetit deri nesër në mëngjes kur të hapet procesi zgjedhor.