Ka filluar mesditën e sotme shpërndarja e materialeve zgjedhore në tre KZAZ- të 58, 59 dhe 60 të bashkisë së Fierit.
Sipas ligjit zgjedhor ato janë tërhequr nga Kryetarët dhe Sekretarët e Qendrave të Votimit, ndërsa shpërndarja në kohë i paraprin organizimit , administrimit, zhvillimit dhe mbikqyrjes sa më të mirë të ecurisë së procesit zgjedhor në të 97 qëndrat e votimit për 157 761 votues.
Në KZAZ – në 60 është bęrë shpërndarja për 97 Qendrat e Votimit të qytetit , ndërsa në KZAZ- të 58 dhe 59 po bëhet shpërndarja për Qendrat e Votimit në njësitë administrative. Ndërkohë në orën 12:00 të ditës së sotme ka filluar shpërndarja e bazës materiale zgjedhore edhe në bashkitë Patos, Roskovec dhe Mallakastër.