Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në aksin Fier–Patos, pikërisht në afërsi të kryqëzimit të Parkut, ku një automjet është përplasur me një motomjet të përdorur nga një shpërndarës ushqimi.

Si pasojë e goditjes, drejtuesi i motomjetit ka mbetur i lënduar në këmbë dhe është transportuar menjëherë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore. Burime nga vendi i ngjarjes konfirmojnë se i dëmtuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe nuk ka pësuar dëmtime të rënda.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë nisur kryerjen e veprimeve hetimore e procedurale për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të përplasjes.

Gjithashtu, efektivët po punojnë në terren për të disiplinuar lëvizjen e mjeteve dhe për të lehtësuar trafikun e rënduar në këtë segment rrugor pas aksidentit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds