Pas një turi të gjatë eleminator, sot është mbyllur Kampionati i Futbollit për nxënësit e shkollave 9 vjeçare të Bashkisë Lushnjë. Kampionati i 15 i organizuar nga QKF, Zyra Arsimore me mbështetjen e Bashkisë Lushnjë ka nxjerrë në finale skuadrat e fimutbollit të shkollave 9 vjeçare “Liri Kazazi” dhe “Skënder Libohova”. Me këtë rast fusha sportive e stadiumit “Roza Haxhiu” ishte mbushur me mbështetës nga të dyja shkollat. Ndeshja pati rivalitet të fortë, por pavarësisht rasteve të shumta, ndeshja e rregullt përfundoi me rrjeta të paprekura 0 me 0. Trupa e gjyqtarëve të rinj të kolegjit të gjyqtarëve Lushnjë i dërgoi skuadrat drejt te penalltive, ku në fund fituese doli shkolla “Liri Kazazi”.
Drejtori i QKF Sajmir Bahja pasi përshëndeti futbollistët e vegjël, ndau çmimet.
Në ceremoninë e ndarjes së medaljeve ka marrë pjesë dhe Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa. Sefa u shpreh se në edukimi e duhur për brezin e ri janë dhe aktivitetet sportive gjithë vjetore që mbështeten fuqishëm nga pushteti vendor.