Në kuadër të festave të Nëntorit, Ditës së Pavarësisë dhe Çlirimit, në Lushnjë është organizuar takimi i komplekseve artistike të shkollave 9-vjeçare me temë “Kënga Partizane dhe Patriotike”, në ambientet e brendshme të Qendrës Kulturore të Fëmijëve.

Në këtë aktivitet morën pjesë nxënës nga pesë shkolla 9-vjeçare të Bashkisë Lushnjë: “Kongresi i Lushnjës”, “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa”, “Skënder Libohova”, “Gafurr Muço” dhe shkolla e Karbunarës “Hysen Xheka”.

Nxënësit sollën përmes muzikës dhe interpretimit mesazhe atdhedashurie, duke kujtuar historinë dhe sakrificat e brezave për lirinë e vendit.

Aktiviteti u organizua nga Qendra Kulturore e Fëmijëve në bashkëpunim me Zyrën Vendore Arsimore dhe shkollat pjesëmarrëse.

Takimi synon të promovojë talentet e reja, të ruajë traditat muzikore dhe të përcjellë tek brezi i ri vlerat historike dhe kombëtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *