Kryeministri dhe njëkohësisht Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, mbylli dje në mbrëmje fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit në Lushnjë, ku në fjalën e tij kujtoi me emocion ish-deputetin socialist Bashkim Fino  i cili ka përfaqësuar këtë qytet në Kuvendin e Shqipërisë dhe u shpreh optimist për një fitore të thellë të PS-së. Gjithashtu Rama tha se mandati i katërt i socialistëve do të jetë vendimtar për zhvillimin e mëtejshëm të zonës së Lushnjës dhe Divjakës, veçanërisht në fushën e agropërpunimit dhe infrastrukturës.

‘Dua të besoj se ky mandat i katërt do të jetë një moment i rëndësishëm për transformimin e mëtejshëm të Lushnjës, Divjakës në një aspekt të veçantë, atë të krijimit të një baze të vërtetë të industrisë ushqimore të vendit. Në aspektin e krijimit të një rrjeti të vërtetë infrastrukture ku të gjitha ato që janë ndërtuar deri më sot qofshin pika grumbullimi, përpunimi agroturizimi do të lidhen dhe do të shtohen si një gjerdan shumë i bukur rreth e rrotull të gjithë territorit të këtyre bashkive”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds