Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka ngritur sërish shqetësimin për rritjen e çmimeve të produkteve bujqësore në vend, duke e cilësuar situatën si abuzive për konsumatorët.

Gjatë seancës plenare, ai u ndal veçanërisht te çmimi i domates, një nga produktet më të diskutuara së fundmi në treg. Sipas tij justifikimi i tregtarëve lidhet me mungesën e prodhimit vendas për shkak të përmbytjeve në periudhën nëntor–shkurt dhe rritjen e importeve.

Megjithatë, ai theksoi se të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganeve tregojnë një realitet tjetër. Sipas tij, domatet e importuara dhe të zhdoganuara gjatë muajve shkurt–prill kanë hyrë në vend me çmime deri në 10 herë më të ulëta sesa ato me të cilat po shiten në tregjet me pakicë.

Braçe kërkoi transparencë dhe ndërhyrje për të shmangur abuzimet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds