Ministri i Financave Petrit Malaj zhvilloi një vizitë pune në Lushnjë për të ndjekur zbatimin e skemës së re të kompensimit me 10% të TVSH-së për fermerët e cila ka hyrë në fuqi më 1 korrik.
Gjatë vizitës në Krutje, Ministri u bëri thirrje fermerëve të përfitojnë nga skema e cila synon të rrisë mbështetjen financiare dhe të formalizojë sektorin bujqësor.
Më pas fermerët u njohën me procedurat e aplikimit në sistemin elektronik eFiling.
Sipas Administratës Tatimore nëse aplikojnë të gjithë fermerët që plotësojnë kriteret, vlera e kompensimit për gjashtëmujorin e parë të vitit 2026 pritet të arrijë në rreth 1.35 miliardë lekë ose afro 13.8 milionë euro.
