Edhe qytetarët e Patosit kanë kundërshtuar mundësinë që bashkia e tyre të preket nga riorganizimi i ri administrativ duke iu bashkuar Fierit. “ Qyteti i naftës dhe intelektualëve nuk meriton t’i preket identiteti dhe dinjiteti” kanë pohuar ata duke kërkuar nga qeveria qé të heqë dorë nga çdo plan që prek bashkinë e Tyre.
Sipas tyre çdo ndryshim i statusit administrativ të Patosit do të ndikonte negativisht në zhvillimin e qytetit dhe né përditshmëriné e tyre pasi do ti mbante larg shérbimeve.
Edhe vetë socialistët votues tradicionalë të Partisë Socialiste i kanë konsideruar “ gafa” ndryshimet e parashikuara nga Reforma e re Territoriale.
