Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu një fermë blegtorale në Patos, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Flakët u përhapën me shpejtësi, ndërsa zjarrfikësit e Patosit, me ndihmën e forcave nga Fieri e Rroskoveci arritën t’i vinin nën kontroll pas disa orësh.

Sipas Shefit të shërbimit zjarrfikës Patos  Alket Halimi, flakët u përhapën me shpejtësi duke sjellë si domosdoshmëri angazhimin e 7 mjeteve zjarrfikëse.

Bilanci paraprak flet për mbi 10 krerë bagëti të djegura, shkatërrimin e stallës, makinerive bujqësore dhe sasive të mëdha të ushqimit për bagëtitë. Dëmet llogariten rreth 7 milionë lekë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds