Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për 52-vjeçarin Bledar Bakaj, i ndaluar tre ditë më parë pas plagosjes së 67-vjeçarit Enver Gremaj në Suk të Roskovecit. Vendimi u mor pas kërkesës së Prokurorisë, ndërsa seanca u zhvillua nën drejtimin e gjyqtares Bora Shaholli dhe u ndoq nga Prokurorja Oljana Gjergjefi.

Sipas hetimeve paraprake, Bakaj dyshohet se ka shkuar në banesën e ish-bashkëjetueses së tij, pavarësisht një urdhri mbrojtjeje të vendosur ndaj tij, dhe gjatë konfliktit ka goditur me drapër në këmbë babain e saj, 67-vjeçarin Enver Gremaj.

Ndaj 52-vjeçarit rëndojnë akuzat për “Plagosje të rëndë me dashje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Gjatë marrjes në pyetje në Komisariatin e Fierit, Bakaj ka mohuar akuzat për abuzim ndaj ish-bashkëjetueses 34-vjeçare, duke deklaruar se shpjegimet e tij do t’i japë përpara gjykatës.

Bledar Bakaj është daja i deputetes së Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds