Gjatë kësaj jave, në kuadër të kontrolleve të intensifikuara për rritjen e sigurisë rrugore, janë proceduar penalisht 7 shtetas për shkelje të ndryshme të dispozitave të Kodit Rrugor.

Nga këta, 2 drejtues mjetesh janë arrestuar në flagrancë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor( aksidente rrugore), ndërsa 5 të tjerë për drejtim të mjetit pa leje drejtimi, të cilët ndiqen në gjendje të lirë.

Në kuadër të kontrolleve parandaluese, të organizuara me grupe kontrolli në rrugët urbane, interurbane dhe lokale, gjatë kësaj periudhe janë vendosur gjithsej:

• 694 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë, në rrugët interurbane dhe në autostradën A2;

• 43 masa administrative për mospërdorimin e rripit të sigurimit;

• 5 masa administrative për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit;

• 36 masa administrative për parakalim të gabuar;

• 5 masa administrative për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit;

• 7 masa administrative për kryerjen e manovrave të rrezikshme;

• 91 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor, të cilat përbëjnë burim potencial për aksidente.

Gjithashtu, janë sekuestruar 5 motomjete që qarkullonin pa dokumentacionin dhe targat përkatëse.

Policia Rrugore Fier apelon sërish për respektimin rigoroz të rregullave të qarkullimit rrugor, si një kontribut i rëndësishëm për rritjen e sigurisë rrugore, mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të të gjithë përdoruesve të rrugës, si dhe garantimin e një qarkullimi të sigurt, të lirë dhe pa pengesa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds