Një i dënuar ka ndërruar jetë këtë të martë në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Fier.

Burime bëjnë me dije se viktima është 52-vjeçari Artur Doku, banues në Burrel, i cili vuante dënimin për vrasjen e një personi, krim i kryer në vitin 1997.

Atij i kishin mbetur edhe 9 vite e 5 muaj për të vuajtur nga dënimi.

Sipas informacioneve paraprake, 52-vjeçari kishte probleme me zemrën dhe dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Pasi iu përkeqësua gjendja shëndetësore, ai u transportua drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku mjekët konstatuan vdekjen.

Më pas, trupi i pajetë u dërgua në morg për kryerjen e procedurave mjeko-ligjore, ndërsa autoritetet kanë nisur veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Nga të dhënat paraprake nuk ka dyshime për rrethana kriminale, ndërsa pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të përcaktojë zyrtarisht shkakun e vdekjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds