Nẽ njẽ intervistẽ Shefi i stacionit policor tẽ Roskovecit Mariglen Koroveshaj ka rrẽfyer momentet e negociatave me autorin e ngjarjes sẽ rẽndẽ tẽ ndodhur në Vidhishtë të Roskovecit, Refit Buzi pẽr lirimin e ish të fejuarës Rozalinda Plaka. Koroveshaj tregon se ka qẽnë zgjedhja e autorit që pranë automjetit të afrohej pikẽrisht Shefi i stacionit policor duke iu pẽrgjigjur kẽrkesave tẽ tij, tẽ mos jetẽ i armatosur. Koroveshaj tregon se distanca mẽ e afẽrt qẽ i ẽshtẽ afruar  automjetit ẽshtē 2 metra dhe se e gjithẽ situata ẽshtẽ monitoruar nga forcat Renea teksa ka theksuar se çdo sekondẽ ishte vendimtare. Sipas tij vajza ka qẽnẽ jo vetẽm e traumatizuar , por edhe me lẽndime fizike ndaj nuk mund të ecte , prandaj i erdhi në ndihmë duke e marrë në krahë. Pēr Shefin e stacionit policor ky ka qënë momenti më i vështirë i karrierës së tij 12 vjeçare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds