Festa e Fëmijëve u organizua nga Këshilli Vendor Rinor Lushnjë në lulishten e qytetit të mbushur me buzëqeshjen e dhjetëra fëmijëve.
Në një atmosferë festive me muzikë, kërcime, lojëra argëtuese, shfaqje me klloun dhe surpriza të shumta, të vegjlit kaluan disa orë plot gëzim të shoqëruar nga prindërit e tyre.
Aktiviteti ka qëllim krijimin të një mjedisi të sigurt dhe argëtuese, edukative e kreative për fëmijët dhe familjet e tyre gjatë mbrëmjeve të verës duke promovuar rëndësinë e fëmijërisë, socializimit dhe përfshirjes aktive në jetën e komunitetit.
Pjesëmarrja e lartë e fëmijëve u vlerësua nga organizatorët që theksuan se aktivitete të tilla do të vijojnë edhe në të ardhmen.
