Kisha e Shën Nikollit në Krutje, një nga objektet më të vjetra të kultit në Myzeqe dhe e ndërtuar rreth viteve 1400, po shkon drejt rrënimit të plotë.

Kisha është shpallur monument kulture e kategorisë së parë që prej vitit 1967 dhe është ndër të vetmet që nuk ka është restauruar, megjithë vlerat e mëdha shpirtërore e kulturore që përfaqëson.

Restaurimi i fundit i saj daton më shumë se një shekull më parë në vitin 1922.

Koha ka lënë gjurmë të thella në strukturën e kishës. Naosi, afresket murale të realizuara në periudhën 1804–1811, kolonat mbajtëse, harqet, tavani, çatia dhe ambientet e shërbesave janë dëmtuar rëndë, duke e kthyer objektin në një ndërtesë që rrezikon shembjen.

Megjithë kërkesat e herëpashershme nga besimtarët e zonës, shërbyesve të kishës, madje dhe kërkesave të Mitropolisë së Beratit për të ruajtur vlerat historike e shpirtërore të këtij monumenti, ende nuk është hartuar një projekt për rikonstruksionin e tij.

Sipas priftit të kishës së Shën Nikollit, At Ilia kanë ardhur përfaqësues dhe specialistë të institutit të monumenteve të kulturës për të parë situatën, por ende nuk ka zgjidhje.

Ndërsa degradimi vazhdon nga dita në ditë, besimtarët dhe banorët e zonës kërkojnë ndërhyrje urgjente nga Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe Ministria e Kulturës, për të shpëtuar një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore dhe fetare në Myzeqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds