Siç ishte paralajmëruar, protestuesit mbërritën para Kuvendit rreth orës 09:00, në pritje të nisjes së seancës plenare.

Edhe sot kjo protestë u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë, të cilët kishin krijuar kordonë për të penguar futjen ose afrimin e protestuesve në institucion.

Vezët dhe domatet e marra nga protestuesit, këtë herë shkuan drejt policisë, pasi deputetët nuk i kapën dot, pasi u futën të sigurt në seancë.

Seanca nisi dhe u shoqërua me tensione, pas kalimit për shqyrtim të projektligjit për 302 milionë dollarë hua nga SHBA për Shqipërinë në fushën e mbrojtjes, me procedurë të përshpejtuar.
PD e kundërshtoi këtë, duke thënë se nuk janë njohur me marrëveshjen, ndërsa kryetari Niko Peleshi tha se dokumenti është në dispozicion të tyre për ta lexuar dhe se nuk do të kalojë në miratim pa e studiuar.

Seanca u mbyll për të kaluar në seancën e radhës po ditën e sotme, në orën 15:00.

Pas kësaj u shpërndanë edhe protestuesit, duke shkuar drejt Komisariatit nr. 1, aty ku janë dërguar disa nga protestuesit e shoqëruar nga policia, mes tyre edhe organizatori Arben Kola.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds