Dy motra kanë humbur jetën tragjikisht pasi automjeti me të cilin udhëtonin përfundoi në një kanal vaditës në dalje të fshatit Delisufaj. Viktimat janë identifikuar si Mirela Haskaj, 48 vjeç, dhe Florije Xhepa, 50 vjeç. Mësohet se Mirela Haskaj ishte e martuar dhe banonte në Delisufaj.

Sipas të dhënave paraprake, automjeti me të cilin udhëtonin dy motrat nuk ka mundur të kalojë në urë dhe ka përfunduar në kanalin vaditës, i cili ishte i mbushur me ujë. Rrjedha e fortë e ujit ka marrë automjetin duke e nxjerrë poshtë urës.

Dy motrat kanë mbetur të bllokuara brenda makinës dhe kanë humbur jetën si pasojë e mbytjes.

Shërbimet e emergjencës kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupave të pajetë, të cilët janë transportuar drejt morgut të Lushnjës.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit tragjik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds