Një incident i rëndë është regjistruar sot gjatë protestës së të rinjve në Lezhë, ku një adoleshent është dëmtuar gjatë konfrontimit me policinë, duke përfunduar duke goditur edhe kokën në trotuar.

Ngjarja ka shtuar tensionet mes protestuesve dhe forcave të rendit. Pas incidentit, qytetarët e pranishëm janë irrituar dhe kanë ndjekur nga pas efektivët, duke tentuar t’u vërsulen atyre.

Përplasjet kanë vijuar për disa minuta, ndërsa situata në zonë është tensionuar më tej.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds