Jemi në muajin e fundit të dimrit,në muajin shkurt dhe bimësia në qytetin tonë ka filluar të celë me herët se vitet e kaluara,ky fenomen po ndodh çdo vit e më herët,pemët nuk po e presin më ciklin e tyre të vërtetë për të lulëzuar.
Ky shqetësim është vënë në dukje gjithashtu edhe nga specialistët e drejtorisë rurale bujqësore Lushnje të cilët konfirmojnë jashtë kamerave qe sipas kushteve jo të zakonshme klimaterike, ciklet fenologjike që kalojne pemët jane ndryshuar dhe po çojnë në këtë lulëzim kaq të hershëm.
Sipas informacioneve të grumbulluara nga ne kjo vjen si pasojë e temperaturave të larta sezonale të cilat nuk janë normale dhe ky sezon ndoshta nuk do të jetë problematik por ky ndryshimit drastik i temperaturave mund të dëmtojne fatalisht bimët,pasi nëse lulet shfaqen shumë herët, ato mund të goditen nga ngrica, duke dëmtuar korrat e pemëve frutore.