Mëngjesin e sotëm një zjarr ka përfshirë zonën e gurores në afërsi të stan- Karbunarës . Tymi ka mbuluar lagjet periferike të Karbunarës dhe Stan-karbunarës. Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit e Lushnjës të cilët kanë monitoruar situatën në mënyrë që zjarri të mos rrezikonte plantacionet me ullishte të fermerëve të zonës. Sipas drejtorit të sektorit zjarrfikës  Lushnjë zjarri nuk ka pasur rrezik të përhapet sepse ndodhet në një zonë të veçuar në gurore.

Sipas zjarrfikësve të Lushnjës janë djegur mbetje të krasitjeve të cilat janë hedhur në këtë vend nga fermerët e zonës.

Zjarrfikësit kanë monitoruar situatën duke ndërhyrë që zjarri të mos marri përmasa dhe të kalojë në plantacionet me ullinj të zonës.

Sakaq gjithë zona është mbuluar me tymin e djegies së mbeturinave bimore të hedhura në këtë vend i cili nuk është vend grumbullim i miratuar për depozitimin e mbetjeve drusore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds