Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin rrugor Lushnjë-Berat.Një 65 vjeçare është përplasur për vdekje nga një mjet tip Audi me targa AB 257 SM.
Mjeti i drejtuar nga 46 vjeçari Aleksandër Misto ka përplasur viktimën e cila kalonte në anën tjetër të rrugës. Drejtuesi i mjetit është ndaluar nga policia dhe është shoqëruar në komisariatin e policisë së Lushnjes.
Ambulanca ka shkuar në vendngjarje për të marrë trupin e 65-vjeçares e cila këtë mëngjes kishte dalë për të shkuar në punë.
Policia e qarkullimit rrugor ka arritur menjëherë në vendngjarje për të dokumentuar aksidentin dhe disiplinuar trafikun ,ndërkohë që pritet eksperti i policisë për vijimin e procedurave.