Një 37 vjeçar banues në Divjakë, ka goditur me grushte, kushëririn e tij, si dhe i ka dëmtuar dyqanin. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin E. Q.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. K., 74 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij.

Kurse policia Rrugore referuai materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për dy 16-vjeçarë, pasi u kapën duke drejtuar automjete, pa leje.

Gjithashtu Policia e Fierit arrestoi në flagrancë shtetasin R. M., 30 vjeç, banues në Fier, pasi ka goditur me grushte dhe me send të fortë, xhaxhanë e tij; dhe procedoi penalisht shtetasit B. H., 51 vjeç dhe F. N., 32 vjeç, të dy banues në Roskovec, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë kanosur një 37-vjeçar.

Dhe Specialistët e Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ditën e djeshme, është gjetur e vetëvarur në oborrin e banesës së saj, në fshatin Usojë, shtetasja T. Z., 88 vjeçe, e cila vuante nga depresioni.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds