Këshilli bashkiak i Divjakës është thirrur në një mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar draftin e dërguar nga Kuvendi për projekt reformën administrative territoriale.

Mbledhjen e ka hapur Kryetarja e këshillit zonja Liri Biti e cila ka njohur këshilltarët me rendin e ditës.

Në këtë mbledhje merrnin pjesë 20 këshilltarë nga 31 që ka bashkia Divjakë. Këshilltarët e djathtë, kanë kërkuar që në rendin e ditës të shtohet një pikë e cila ka të bëjë me njohjen e këshilltarëve me korrespondencën e bashkisë Divjakë me komisionin hartues të reformës.

Kjo kërkesë është miratuar me 20 vota pro asnjë kundra dhe asnjë abstenim.

Në këtë mbledhje, u vendos nga këshilltarët me unanimitet që ngritja e komisionit që do të realizojë dëgjesat në kuadër të reformës të ketë 7 anëtarë, 4 nga bashkia dhe tre këshilltarë nga ky këshill.

Dëgjuesit do të organizohen në 5 njësitë administrative, Divjakë, Tërbuf, Grabjan, Gradishtë dhe Remas.

Nga këshilltarët i kërkuar shpjegim nga kryetari i bashkisë në lidhje me qëndrimin që mbajti në mbledhjen e zhvilluar në Kuç.

Nga ana e tyre edhe këshilltarët e të gjitha ngjyrave politike i shprehën pro vendimit të këshillit që Divjaka të mbetet bashki.

Këshilli bashkiak i Divjakës, miratoi kështu në këtë mbledhje të jashtëzakonshme strukturën që do të kryejë dëgjesat dy mujore publike për reformën territoriale që në përfundim do t’i dërgohen kuvendit.

Reforma parashikon që bashkia Divjakë të bashkohet nën bashkinë Lushnje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds