Mbahen sot në Lushnjë homazhet tek Muzeu Historik në nder të aktores së madhe së teatrit dhe kinematografisë shqiptare, që ishte edhe vajzë lushnjare, Margarita Xhepa, e cila u nda nga jeta ditën e djeshme. Nxënësit e shkollave nderuan kujtimin e saj.

Aktore e madhe dhe njeri i thjesht është mendimi i qytetarëve lushnjarë që ndjehen të keqardhur për ndarjen e saj nga jeta. Edhe pse e larguar nga qyteti për shkak të impenjimeve artistike ajo e vizitonte Lushnjën çdo vit.

Margarita Xhepa u shua në një spital privat në Tiranë, ku ishte shtruar për shkak të disa problemeve pulmonare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds