Ka nisur asfaltimi i rrugës që lidh Golemin e Madh me Golemin e Vogël, një ndërhyrje që synon të përmirësojë ndjeshëm lëvizjen e banorëve dhe të mjeteve në këtë zonë.

Punimet në këtë segment rrugor kanë avancuar dhe tashmë është përfunduar ndërtimi i trotuarit, ndërsa puna vijon me shtrimin e asfaltit. Rruga ka një gjatësi prej 2.6 kilometrash dhe në kuadër të projektit është zgjeruar nga 4 në 5.5 metra.

Krahas zgjerimit dhe asfaltimit është përfunduar edhe trotuari duke krijuar një hapësirë më të sigurt për këmbësorët. Ndërkohë, përgjatë rrugës është vendosur edhe një sistem i ri ndriçimi, që do të përmirësojë kushtet e lëvizjes gjatë orëve të mbrëmjes.

Ndërhyrja pritet të sjellë një përmirësim të ndjeshëm të infrastrukturës në këtë zonë duke lehtësuar qarkullimin e përditshëm të banorëve dhe mjeteve.

Me përfundimin e asfaltimit dhe të punimeve të tjera, aksi Golem i Madh–Golem i Vogël pritet të ofrojë kushte më të mira qarkullimi, më shumë siguri për përdoruesit e rrugës dhe një pamje të re për gjithë zonën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds