Pas mē shumē se tre dekadash njē ndēr thesaret mē tē çmuara tē arkeologjisē shqiptare , Bylisi po i nēnshtrohet njē transformimi rrẽnjēsor qē pritet ta kthejē zonēn nē njē ndēr sitet mē tērheqēs.

Në Parkun Arkeologjik të Bylisit vijojnë me ritme të shpejta punimet për ndërtimin e Qendrës Multifunksionale, një projekt që synon përmirësimin e infrastrukturës për kërkimin shkencor, konservimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, si dhe shërbimeve për vizitorët.

Sipas përgjegjësit të parkut, Ardit Shehu, projekti, i mbështetur nga Bashkimi Europian dhe Agjencia Italiane për Zhvillim, parashikon ndërtimin e qendrës muzeale dhe laboratorit të konservimit, ku do të kryhen studime shkencore dhe analiza të monumenteve arkeologjike. Kompleksi do të përfshijë gjithashtu bibliotekë, sallë konferencash, ambiente për artizanët, kafeteri, zyra administrative dhe hapësira shërbimi për turistët.

Projekti përfshin edhe ndërtimin e dy parkingjeve për automjete dhe autobusë, si dhe vende të dedikuara për personat me aftësi të kufizuara. Sipas Shehut, përfundimi i investimit dhe ofrimi i shërbimeve që deri më sot kanë munguar synojnë trefishimin e numrit të turistëve dhe zhvillimin e zonës.

Ndërkohë, ndërhyrjet restauruese vijojnë edhe në Bazilikën D dhe monumentet e tjera. Aktualisht po punohet për konservimin e mozaikëve, konsolidimin e teserave dhe mbrojtjen e strukturave të bazilikës. Punimet do të shtrihen edhe në zonën e Agorasë, ku parashikohen ndërhyrje në Sternën e Madhe, Prytaneonin dhe Teatrin.

Ndërhyrjet synojnë ruajtjen e vlerave historike dhe arkeologjike të Bylisit, si dhe krijimin e kushteve më të mira për kërkimin shkencor dhe zhvillimin e turizmit kulturor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *