Një 41-vjeçar që rezulton me precedent të theksuar penal në fushën e narkotikëve ka rënë në prangat e Policisë së Fierit, pasi u kap në flagrancë me një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë të cilën dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen. Arrestimi u krye në kuadër të operacionit të koduar “Recidivisti”.

Sipas policisë Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, finalizuan operacionin e koduar “Recidivisti”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-E. R., 41 vjeç, banues në Fier, i dënuar 2 herë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Ky shtetas është ndaluar nga shërbimet e Policisë, duke qarkulluar me automjet, në qytetin e Fierit. Gjatë kontrollit në automjet dhe kontrollit fizik ndaj 41-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *