Spitali Memorial i Fierit ka reaguar pas disa njoftimeve që qarkulluan në rrjetet sociale, sipas të cilave ndërhyrjet kirurgjikale do të ndërpriteshin nga dita e hënë.
Përmes një deklarate zyrtare spitali i cilëson këto informacione të pavërteta, duke siguruar pacientët se operacionet e planifikuara do të vijojnë normalisht, në bashkëpunim me stafin turk.
“Lajmi që po qarkullon në rrjete sociale është i pavërtetë dhe nuk përfaqëson situatën reale. Ndërhyrjet kirurgjikale të planifikuara do të vijojnë sipas planifikimit të përcaktuar.”
