Parku Kombëtar i Divjakës tashmë është kthyer në një destinacion të përhershëm për vizitorët vendas e të huaj.
Kryesisht fundjavat sjellin në këtë park mijëra vizitorë të cilët preferojnë pyllin e pishave,kullën 360 gradë dhe stacioni i shëtitjeve me varka me të cilin eksplorojnë lagunën.
Sipas informacioneve të marra disa ditë më parë në qendrën e parkut deri në orën 14 mbi 600 vizitorë që kanë vizituar parkun kombëtar pa përfshirë të tjerët dhe familjarët që frekuentojnë lokalet dhe atraksionet e tjera të zonës.
Vizitorët, gjeografia e të cilëve është jo vetëm nga Divjaka e Lushnja por Kuçovë, Dimal, Ballsh ,Elbasan ,Durrës e Tiranë shprehen se gjejnë natyrën e bukur, ajrin e pastër dhe gatimet tradicionale por edhe ambjent të këndshëm për fëmijët.