Tre persona janë arrestuar si pasojë e një operacioni gjashtëmujor anti drogë i koduar “Zona”, për goditjen e një grupi kriminal të implikuar në shitjen e dozave të Kokainës, në Divjakë.
Bëhet fjalë për ( A. P., 30 vjeç dhe M. P., 32 vjeç, vëllezër; ) Arnold Prifti, Maringlen Prifti dhe (O. L., 31 vjeç;) Olsi Lala, ndërsa janë shoqëruar të dyshuar për pjesëmarrje në këtë grup edhe 10 shtetas të tjerë.
Policia bën me dije se janë sekuestruar dhjetëra doza Kokaine, 3 armë gjahu, 1 armë sportive, 1 armë e ftohtë, municion luftarak, 2 peshore elektronike dhe shuma parash në euro dhe lekë të përfituara nga shitja e dozave.
Vijojnë hetimet, në drejtimin e Prokurorisë, për të individualizuar përgjegjësinë penale të 10 shtetasve të shoqëruar, si dhe për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë pjesëtarët e grupit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.