Selami Hasani, i njohur si “Sel Çami”, u qëllua paraditen e sotme teksa punonte në oborrin e banesës në lagjen “1 Maji”. Policia gjeti pranë rrethrrotullimit të Ndërmenasit një “Volvo” të djegur që dyshohet se u përdor në atentat. 60-vjeçari i njohur gjithashtu edhe si “Seli i Malit”, ishte dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e Julian Isufajt, nipit tē Ben Qimes, një për personazheve kriminale më me influencë në zonën e Fierit

Atentati mafioz ndodhi rreth orës 09:40 të paradites. Sipas policisë, Selami Hasani po punonte në pjesën e jashtme të oborrit kur autorët e zunë në pritë dhe qëlluan ndaj tij me armë zjarri. Në atentat mbeti i plagosur edhe nipi i tij, Jakup Hasani, që është dërguar në spitalin Rajonal të Fierit për të marrë ndihmë mjekësore.

“Ngjarja ka ndodhur në perimetrin e jashtëm të oborrit të banesës së viktimës, e cila po punonte aty. Në të njëjtin vend është plagosur edhe nipi i tij, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Fierit”, tha nëndrejtori i Policisë së Fierit, Alkët Ahmetaj.

Pas atentatit nē vendin e quajtur “ Rrethrrotullimi i Pojanit “ u gjet njē makinē e djegur qẽ dyshohet se u perket autoreve. Nderkohe policia ka ngritur pika te shumta kontrolli ne pikat hyrese dhe dalese te qytetit per kapjen e autoreve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds