Projekti “Art dhe Zeje”, një nismë e Ministrisë së Arsimit është zhvilluar në Lushnjë, i organizuar nga Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar, nën kujdesin e deputetes Kiduina Zaka.

Ky panair i cili organizohet për herë të parë në këto përmasa, ka bërë bashkë nxënës nga 7 shkolla të qytetit, të cilët kanë prezantuar punime të ndryshme artistike dhe artizanale.

Drejtorja e Zyrës Arsimore Arta Dhamo u shpreh se më herët projekti është zhvilluar vetëm në 3 shkolla, ndërsa këtë vit është zgjeruar ndjeshë.

Deputetja Kiduina Zaka theksoi se panairi nuk përfshin vetëm nxënësit e shkollave, por edhe artizanët e zonës duke e kthyer aktivitetin në një promovim të traditës dhe kulturës lokale.

Nxënësit, disa prej të cilëve të veshur me kostume popullore të Myzeqesë, prezantuan punime në pikturë, qëndisje dhe forma të tjera të artit artizanal duke tërhequr vëmendjen e vizitorëve të shumtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds