Nxënësit e klasës së IV-t, tē shkollēs “Nēnshkruesi i Pavarēsisē Nebi Sefa” nën drejtimin e mësueses kujdestare Enkelejda Ademi, zhvilluan një aktivitet ndërgjegjësues për mbrojtjen e mjedisit dhe rëndësinë e mbajtjes pastër të tokës, shtëpisë sonë të përbashkët.

Përmes punimeve kreative, pikturave, materialeve të riciklueshme dhe mesazheve në shqip dhe anglisht, fëmijët përcollën ide dhe emocione që prekin zemrën, duke treguar kujdesin për natyrën dhe mjedisin ku jetojmë.

Në kuadër të aktivitetit u organizua edhe një ekspozitë me punime vizatimi, ndërsa nxënësit së bashku me mësuesen mbollën një pemë në kopshtin e shkollës, si simbol i jetës, gjelbërimit dhe vazhdimësisë.

“Bashkë mund ta bëjmë botën të marrë frymë sërish”, ishte mesazhi që shoqëroi këtë aktivitet plot ngjyra, buzëqeshje dhe dashuri për natyrën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds