Ka nisur sot procesi i votimit në Partinë Demokratike, ku anëtarësia po shprehet për drejtimin e kësaj force politike. Në garë për kreun e PD është vetëm Kryetari aktual Sali Berisha.
Procesi i votimit ka filluar në orën 08:00 në të gjitha degët e partisë në vend, përfshirë edhe degën e Lushnjës, ku marrin pjesë rreth 1700 anëtarë me të drejtë vote.
Deputeti i PD Saimir Korreshi deklaroi se votimi ka nisur qetësisht, me pjesëmarrje të kënaqshme të anëtarëve që po shprehin mbështetjen e tyre për Kryetarin aktual Berisha.
Procesi i votimit po zhvillohet në mbi 90 qendra votimi në të gjithë vendin, ndërsa mbetet ende e paqartë shifra përfundimtare e anëtarëve me të drejtë vote, e cila pritet të saktësohet gjatë procesit.
