Nxënësit e klasës së katërt në shkollën “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa” kanë përcjellë një mesazh të fortë ndërgjegjësimi me rastin e Dita e Tokës, përmes vizatimeve të realizuara me shumë përkushtim, ku fëmijët kanë pasqyruar dëmet që i shkakton njeriu natyrës, si ndotja, prerja e pyjeve dhe mbeturinat në mjedis.

Në punimet e tyre nuk mungon edhe mesazhi i shpresës, duke theksuar se çdo individ duhet të kujdeset për planetin, pasi Toka është shtëpia jonë e përbashkët.

Nëpërmjet artit, këta nxënës të vegjël tregojnë se ndryshimi fillon nga secili prej nesh, me veprime të vogla, por me ndikim të madh për të ardhmen e planetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds