Drejtori i Spitalit Rajonal Fier, Arben Voja, është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku po merret në pyetje nga dy prokurorë të SPAK dhe një oficer i Policisë Gjyqësore.
Sipas burimeve nga Policia e Fierit ai vijon të qëndrojë në ambientet e policisë, ku po zhvillohen veprimet hetimore nga përfaqësuesit e SPAK.
Arben Voja ka mbajtur më herët disa poste drejtuese në administratën publike, mes tyre edhe atë të drejtorit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Fier.
Ndërkohë, drejtori i Spitalit Memorial vijon të jetë në detyrë. Ende nuk ka informacion nëse hetimet e prokurorëve të SPAK do të shtrihen edhe në këtë institucion.
